Albright: Edhe unë jam refugjate, jam krenare që jam këtu

12 Qershor, 2019 - 5:30 pm

Para pak minutave tek obelesku i ‘New Bornit’ u përurua busti i Ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright.

Para të pranishmëve sekretarja Albright i ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mikpritjen që i bënë asaj në ceremoninë e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga NATO.

“Do të doja të ju falënderoja të gjithëve për këtë nder. E falënderoj atë që më ka bërë kaq të gjatë. Kjo është Kosova. Sepse ne ishim në gjendje që ta duam Kosovën, të sjellim paqe në Kosovë”, ka deklaruar ish-sekretarja e shtetit.

Tutje ajo ka thënë se ndjehet krenare që është në Kosovë.

“Jam shumë krenare që jam këtu. Edhe unë jam refugjate, nuk kam lindur në SHBA, por SHBA është shtet i madh që e ndihmon paqen dhe stabilitetin. Jam e nderuar”, ka deklaruar në fund Albright./KultPlus.com

Të ngjajshme