Alpinistja shqiptare pushton majën më të lartë të Amerikës

6 Shkurt, 2019 - 1:00 pm

Alpinistja shqiptare, Jelena Peshkatari është ngjitur me sukses në Aconcagua, majën e Andeve në Argjentinë, me lartësi 6962 metra, shkruan albinfo.ch.

Ajo është shprehur shumë e lumtur, derisa kishte edhe një mesazh për gratë shqiptare.

“Jam shumë e lumtur për këtë arritje dhe përvojë. Po shpresoj nga zemra që më shumë gra shqiptare të ngjisin majet më të larta në botë dhe të jenë pjesë e ekspeditave bjeshkatare dhe alpiniste në të ardhmen”, ka shkruar ajo.

Të ngjajshme