Ambasada e SHBA-së në Tiranë, krenare me trashëgiminë kulturore të Shqipërisë

29 Shtator, 2019 - 5:30 pm

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka njoftuar për festimin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore të Shqipërisë ku vihet theksi mbi punën dhe përpjekjet për ta ruajtur dhe mbrojtur atë, shkruan KultPlus.com

“Çdo fund shtatori shpalos me më shumë intenstitet programe në fushën e trashëgimisë kulturore në mbarë vendin që kulmojnë më 29 shtator me festimin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore të Shqipërisë ku vihet theksi mbi punën dhe përpjekjet për ta ruajtur dhe mbrojtur atë”.

“Ambasada e ShBA në Tiranë është krenare që ka qenë pjesë e këtyre përpjekjeve duke i mbështetur ato financiarisht nëpërmjet programit Fondi i Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore (AFCP) që nga viti 2001. Ne jemi krenarë që ICOMos Shqipëri ndan punën e saj të mrekullueshme me projektin e AFCP për studimin dhe dokumntimin e objekteve të kristianizmit të regjistruara si monumente kulturore në takimin e tretë rajonal të ICOMOS për Europën Juglindore në Kotor, në Malin e Zi”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Të ngjajshme