15 Janar, 2018 - 4:54 pm
Amerikanët të hënën festojnë ditën e Martin Luther King Jr, duke nderuar një njeri që mishëroi lëvizjen e të drejtave civile të SHBA-së dhe që e kuptoi se suksesi i lëvizjes varet nga parimet e saj në të cilat nuk përfshihet dhuna, shkruan VOA, përcjellë KultPlus.
Çdo vit, të hënën e tretë në janar, amerikanët nderojnë udhëheqësin e të drejtave civile, që në vitet 1950 dhe 1960 organizuan protesta paqësore për barazi të njerëzve me ngjyrë duke kërkuar edhe të drejtën e votës.
Shumë njerëz anembanë vendit kalojnë pushimet për të përkujtuar punën e palodhshme të King për t’i dhënë fund racizmit duke marrë pjesë në projektet e shërbimit të komunitetit. Presidenti Donald Trump nderoi King gjatë një ceremonie në Uashington të premten, duke lavdëruar “kryqëzatën e tij paqësore për drejtësinë dhe barazinë”./ KultPlus.com