Amerikani Davidson me tirq e xhamadan tradicional shqiptarë

6 Prill, 2018 - 1:30 pm

Ambasada e SHBA-së në Tiranë në rubrikën “Kthim në histori” sjellë bashkëpunimin e Shqipërisë dhe SHBA-së në vitin e largët 1920 dhe njëherazi vlerat tradicionale të kostumeve shqiptare veshur nga amerikani Davidson.

Në faqen e ambasada e SHBA-së në Tiranë, thuhet: “Kthim në histori, 22 shtator, 1920 – Një amerikan në Shqipëri pothuajse 100 vjet më parë! M. Davidson drejtonte punën bamirëse të Kryqit të Kuq Amerikan në Elbasan, Shqipëri”.

“Këtu ai është fotografuar me veshjen tradicionale të malësorëve shqiptarë. Tallagani i rëndë prej materiali të leshtë shërbente si shtresë mbrojtëse kundër të ftohtit të madh dhe shirave të rrëmbyeshëm në malësi”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Po ashtu, Ambasada sqaron se foto është marrë nga Biblioteka e Kongresit, që është ruajtur si vlerë kombëtare dhe si vlerë e bashkëpunimit mes dy vendeve, Shqipëri-SHBA./KultPlus.com

Të ngjajshme