26 Maj, 2019 - 10:47 pm
Kanë filluar të dalin rezultatet perliminare të zgjedhje në Parlamentin Evropian, në të cilat zgjedhje, Arba Kokalari, shqiptare e cila jeton në Stockholm të Suedisë ka fituar një ulëse në Parlamentin Evropian.
Lajmin e ka bërë të ditur, Astrit Gashi i cili vepron në Suedi, duke thënë se Alba Kokalari ka siguruar një vend në parlamentin evropian duke u bërë deputetja e parë me rrenjë shqiptare.
Sipas tij, partia e Arbës ka fituar 17.6 % me të cilin rezultat kjo parti fiton 4 ulës.
Shkrimi i tij i plotë:
Ekskluzive – Arba Kokallari fiton nje vend ne Parlamentin e Europes
Para disa minutave u publikuan rezultatet pleliminare te zgjedhjeve ne Suedi per parlamentin europian. Arba Kokallari pas nje fushate fantastike pushtoi Suedine. Ajo tani ka siguruar nje vend ne parlamentin europian duke u bere deputetja e pare me rrenje shqiptare sipas rezultateve preliminare.Partia e Arbes ka fituar 17.6 % me te cilin rezultat ju garanton 4 deputet. Arba Kokallari u lind ne Tirane me 27 nentor 1986. Ajo ishte mjafte aktive ne partine moderate ku udheheqi me rinine dhe departamentin e kultures ne qytetin e Stokholmit.Urime Arba , gezuar shqiptare kudo ku nodheni./KultPlus.com