14 Prill, 2019 - 5:41 pm
Festimet për të shënuar Pashkët të Arbëreshët ndodhin pothuajse gjatë gjithë viti mirëpo këto festime arrijnë kulmin gjatë “Javës së Madhe”. Në kuadër të kësaj javë shënohen ditët si Ringjallja e Llazarit, E Diellja e Rromollidhet, E Enjtja e Shenjtë, E Premtja e Madhe, E Shtunja e Madhe pastaj Dita e Pashkëve dhe Pashkët vezë të kuqe.
Në vijim ju sjellim një fotogaleri me fotografi gjatë shënimit të “E Diellja e Rromollidhet” e cila kujton hyrjen e Jezusit në Jerusalem . Festimet fillojnë në kishën e S. Nicola di Mira, ku zhvillohet riti i bekimit të palmave dhe degëve të ullirit. / KultPlus.com