4 Maj, 2019 - 6:30 pm
Në kuadër të organizimit të Ministrisë së Diasporës për “Ditët e Arbëreshëve” sonte në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në kryeqytet do të mbahet një koncert.
Fillimisht arbëreshët e Italisë do të parakalojnë në shesh, nga ‘Ibrahim Rugova’ deri te ‘Zahir Pajaziti’, me veshje tradicionale arbëreshe.(19:30)
Më pas nga ora 20:00 do fillojë koncerti ku do përformojnë grupe arbëreshe nga Italia dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota”. /KultPlus.com