Arkeologët zbulojnë statujën e rrallë të perandorit romak Hadrian

11 Shtator, 2021 - 3:58 pm

Arkeologët kanë zbuluar një statujë të rrallë të perandorit romak Hadrian në qytetin perëndimor të Turqisë, Aydin, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve AA, transmeton KultPlus.

“E datuar nga shekulli II pas Krishtit, skulptura dy metra e gjysmë e lartë u gjet në gjashtë pjesë, në një gërmim në qytetin antik të Alabanda-s”, tha drejtori i sitit Ali Yalcin Tavukcu”.

“Statuja është një nga shumë pak shembujt në botë. Ne jemi shumë të lumtur që kemi gjetur një këtu”.

“Gërmimet janë duke u zhvilluar në vend për gjetje të tjera “emocionuese”, të tilla si pllaka të reja ose mbishkrime për të hedhur dritë mbi epokën”, shtoi Tavukcu.

Statuja, që besohet të jetë skalitur gjatë një vizite në mbretërimin e Publius Aelius Traianus Hadrianus, pritet të shfaqet në muzeun Aydin, sapo të përfundojë puna e restaurimit / KultPlus.com

Të ngjajshme