Arkiva shqiptare vizitohet nga punonjësit e Universitetit “Charles” të Pragës

27 Maj, 2019 - 7:30 pm

Punonjës të Institutit për Shkencat Historike dhe Studimore Arkivore të Universitetit “Charles” në Pragë, vizituan ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Gjatë vizitës ata u njohën me hapat e parë që një studiues ndjek në momentin që hyn në arkiv.

Ata vizituan vendruajtjen, sallën e studimit ku iu shpjegua edhe sistemi online se sa lehtë aksesohet, për gjetjen dhe blerjen e dokumenteve online.

Më pas vizituan laboratorin e restaurimit dhe me interes panë procesin se si restaurohet një dokument.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është organi më i lartë i rrjetit arkivor kombëtar. Dokumenti i parë që ruhet në Arkivin Qendror Shtetëror, që bën fjalë për përpjekjet  drejt krijimit të një Arkivi Qendror, është vendimi i datës 02.01.1932 i Këshillit të Naltë të Shtetit, për shqyrtimin e projektrregullores, për regjistrimin e ngjarjeve me rëndësi. Në këtë projektrregullore, parashikohej edhe krijimi i Arkivit të Përgjithshëm të Shtetit. /A.T.SH/ KultPlus.com

Të ngjajshme