5 Janar, 2018 - 2:51 pm
Brooke Baldwin
Mijëra e mijëra gra e ngritën zërin me besim dhe bindje të plotë. Ata ishin gra te të gjitha moshave, prejardhjeve, etnive – te të gjitha bindjeve politike. Po, shumë prej tyre shpresonin që historia do të bëhej: me një presidente të parë grua në Amerikë. Por kur kjo nuk ndodhi, e pyeta veten: “Ku do të shkojnë të gjitha këto gra?” Pata një dëshirë që diçka e rëndësishme të ndodhte kur gratë të flisnin dhe të shfaqen në numra rekord. Në kohën e marshimit të grave në Uashington D.C. janarin e kaluar, isha dëshmitare e forcës kolektive të atyre që udhëtonin në distanca të largëta për t’u parë dhe për t’u dëgjuar. Kjo ishte madhështore. Dhe, personalisht, kjo më dha një mesazh të kristalt: kapitulli tjetër i karrierës sime do të përqendrohej tek gratë. Kështu fillon rrëfimin e saj gazetarja e njohur e CNN, Brooke Baldwin, e cila edhe ka sjellë një projekt dedikuar grave.
6
KultPlus ju sjellë këtë shkrim ku autorja tregon ndjesitë e saj të raportimit për problemet me të cilat përballen dhe portretizohen gratë amerikane, duke reflektuar kështu edhe trajtimin e tyre kudo në botë, edhe shumë vite pasi ata fituan të drejtën e votës. Lidhur me këtë ajo thotë “puna ime si gazetare më kërkon shpesh që të reagoi në intervista të drejtpërdrejta kundër komenteve që janë të padrejta, të pavërteta ose që më bëjnë të mendoj, “A po ndodh me të vërtetë kjo tani?”.
Më duhet ta ngris zërin tim. Më duhet të flas”, shprehet gazetarja e njohur Baldwin.
Ava DuVernay, Sheryl Crow, Diane von Furstenberg, Ashley Graham, Tracy Reese, Pat Benatar, Issa Rae, Betty white – të gjithë patën një ndikim, qoftë në muzikë, modë apo film. Këta janë gra që ndjekin rrugën e cila ishte me plot suksese dhe dështime. Ato nuk kanë frikë të flasin për politikën, zhgënjimin dhe shpresën. Dhe, ndoshta, më e rëndësishmja, këto janë gra që “nuk duan të jenë vetëm në një grup”. Në fund, këto janë udhëheqëse që duan të ndihmojnë gratë e tjera të realizojnë ëndrrat e tyre.
Unë me të vërtetë e dua secilin prej tyre, por gruaja më e afërt në zemrën time është nëna ime. Jo shumë kohë më parë, unë ia tregova asaj projektin që më ka konsumuar gjatë 12 muajve të fundit. Së bashku, ne pamë episodin mbi Diane von Furstenberg. Gjithçka fillon me nënën time duke më dhënë veshjen time të parë Diane von Furstenberg DVF (një fustan që nëna ime nuk mund të përballonte në moshën time në pagën e mësueses së shkollës). Diane flet për fuqinë dhe inkurajimin që i dha nëna e saj dhe se si ato gjëra u bënë platformë për suksesin dhe ndikimin e saj në botën e modës, feminizmit dhe më gjerë.
Kjo pjesë i solli lotët në sy nënës time të ëmbël, e të edukuar nga jugu. “Derisa rritesha, unë nuk u inkurajova ta ngris zërin ose të flas hapur”, kujton ajo. Dhe kur i hodha krahët përreth saj, më solli ndërmend diçka rëndësishme, një pamje e qartë e ndryshimit kritik të bërë në një brez të vetëm femrash: nëna ime dhe miliona si ajo mendonin se nuk mund ta përdorin zërin e tyre, por ato i mësuan bijat e tyre që ta bëjnë këtë. Sakrificat, fuqia dhe guximi i tyre hapën kabinat e votimit, rrëzuan dyert e kabinës, shtruan shtigjet drejt karrigeve drejtuese dhe u ngritën në skenë. Ato e bën këtë për të gjithë ne. Unë, në këtë rast punën time ia kushtoj nënës time.
“American Woman”, quhet projekti i gazetares, i cili tenton të prek rrëfimin e çdo gruaje në Amerikë. Madje ajo këtë e bën më të lehtë përmes rrjeteve sociale.
“Zëri juaj ka rëndësi dhe unë do të doja të dëgjoj këtë nga ju. Ju lutem ngarkoni një video të shkurtër prej jush në Instagram duke më thënë historinë tuaj “American Woman” në më pak se një minutë”, shprehet gazetarja e CNN duke u kërkuar të gjithave që kanë një histori për të ndarë që të përdorin hashtagun #AmericanWoman, përcjellë KultPlus.
2017 ishte viti i #MeToo. Drejtësia dhe pasojat – në disa raste – po fillojnë të zbresin në tokë , sepse njerëzit si ju po flasin. Në mënyrë që kjo lëvizje të vazhdojë, për të ekzistuar barazia, nuk duhet të harrojmë kurrë ndryshimet e mëdha të historisë që kanë ardhur gjithmonë përmes këmbënguljes dhe besimit.
Sa për nënën time, dhurata e saj më e madhe për mua ishte të më mësonte mua që unë të mund ta përdor zërin tim. I detyrohem asaj një borxh të madh mirënjohjeje … dhe një veshje të përfunduar nga DVF./KultPlus.com