10 Dhjetor, 2018 - 5:30 pm
Nëse përdorin përemrat “ai” dhe “ajo”, australianët mund të dërgohen në gjykatë.
Ky është paralajmërimi i ekspertëve ligjorë pas reformave të të drejtave trangjinore të Tasmanisë.
Reformat e rëndësishme të paraqitura nga Opozita e Punës mund të përfshijnë një dispozitë që do ta bënte të paligjshme nëse njerëzit emërojnë të tjerët me përemër.
Ligjet e propozuara do t’u lejonin prindërve në Tasmania të vendosin vetë nëse gjinia e fëmijës së tyre do të regjistrohet në certifikatat e lindjes – dhe t’u mundësojë njerëzve të moshës 16 vjeç e lart të ndryshojnë ligjërisht gjininë e tyre.
Ligji u miratua nga dhoma gjyqësore e Tasmanisë muajin e kaluar dhe tani duhet të kalojë nën miratimin e 15 anëtarëve të shtetit, nëntë prej të cilëve janë të pavarur, për t’u bërë ligj.
Dr. Greg Walsh nga Universiteti i Notre Dame Australia tha se reformat ishin kryesisht ‘të admirueshme’ por është kundër dënimit të personave që përdorin përemrat “ai” dhe “ajo”.
Ai tha:
Ndryshimet e propozuara të parlamentit të Tasmanisë në legjislacionin e saj kundër diskriminimit bën që të jetë e paligjshme që një person të mos pranojë identitetin gjinor të një personi transgjinor. Por megjithëse është e admirueshme që parlamentarët duan të sigurojnë që transgjinorët të respektohen, përpjekja për të përdorur pushtetin shtetëror për t’i detyruar individët të përdorin gjuhën që bie në kundërshtim me besimet e tyre të thella është krejtësisht e papranueshme”.
Përveç Walsh shumë emra të njohur në Australi janë përfshirë në debat duke argumentuar nëse do të ishte mirë që ky ligj të miratohet ose jo. Vetë kryeministri Scott Morrison ka kritikuar heqjen e gjinisë nga pasaportat dhe certifikatat e lindjes.
Ndërsa kundërshtarët e tij politikë e kritikuan kryeministrin për një sulm “të vjetruar” dhe një “krejtësisht të papërshtatshëm” kundër komunitetit LGBT.