12 Nëntor, 2018 - 3:30 pm
Implantet e vogla u përdorën për herë të parë në vitin 2015 në Suedi dhe që atëherë njerëzit janë bërë aktivë në këtë proces. Njerëzit atje në mënyrë kirurgjike po e vendosin çipin në mes të gishtit të madh dhe gishtit tregues.
Një mikroçip i vogël i futur nën lëkurë mund të zëvendësojë nevojën për të mbajtur çelësat, kartën e kreditit dhe biletën e trenit.
Kjo mund të tingëllojë si një makth Orwellian për disa, por në Suedi është një realitet që po mirëpritet nga një numër gjithnjë e më i madh që favorizon komoditetin lidhur me shqetësimet e shkeljeve të mundshme të të dhënave personale.
Gjërat që duhet ditur për këtë çip:
Zëvendëson të gjitha kuletat elektronike, kartat bankare, kartat e udhëtimit dhe kartat e tjera të rëndësishme. Po ashtu mund të përdoret edhe për të kryer pagesat thjesht duke prekur një terminal me dorën tuaj.
Është aq e vogël sa një kokërr orizi.
Çmimi i saj së bashku me procedurën është 180 dollarë. Disa kompani u ofrojnë këtë shërbim edhe punonjësve të tyre.
Nuk ka një lidhje me GPS, kështu që një person nuk mund të gjurmohet.
Çipi punon vetëm nëse ka një largësi nga lexuesi. Pra, nuk është e lehtë që këto informata të vidhen nga kriminelët, nëse nuk e marrin dorën e personit.
Është pasiv, kështu që përmban vetëm informacionin, por nuk mund të gjejë asnjë informacion nga pajisjet e tjera./ KultPlus.com