4 Tetor, 2021 - 1:30 pm
Bashkëjetesa fetare si një nga vlerat shqiptare ka rrënjë të thella në historinë dhe kulturën tonë.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli sot dy fotografi nga AQSH të Korçës, qytetit të dijes dhe kulturës, por edhe bashkëjetesës fetare.
Në fotot e vjetra duken qartazi kisha dhe xhamia.
“Korça, margaritari i jugut! Qyteti që lindi dhjetëra patriotë, të penës e të pushkës, që sollën shkollën e lirinë! Qyteti i vatrave atdhedashëse e i mësojtoreve shqipe. Aty edhe ku bashkëjetesa fetare është shembull për botën mbarë!”, u shpreh me këtë rast DPA. /atsh/KultPlus.com