31 Maj, 2024 - 6:40 pm
Në kuadër të javës të Mozaikëve në Elbasan është hapur për vizitorët dhe nxënësit e shkollave një pjesë e bazilikës së Bezistanit e cila ndodhet në qendër të Elbasanit.
Bazilika e Bezistanit i përket shek. V e përbërë nga shumë elementë arkitektonikë ku vlen të veçohet mozaiku dhe afresket.
E cilësuar si një nga zbulimet më të rëndësishme, kjo bazilikë u shpall Monument Kulture i kategorisë së parë ndërsa detajet që ajo fsheh janë të jashtëzakonshme.
Bazilika e Bezistanit u zbulua në vitin 2007 teksa kryheshin punime për rikontruksionin e bulevardit kryesor të Elbasanit. Plot 17 vite më pas ajo mbetet e mbuluar pa asnjë projekt konkret që të mund ta bëjë të aksesueshme dhe atraksion turistik për Elbasanin./TopChannel/KultPlus.com