15 Korrik, 2019 - 4:00 pm
Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në të gjithë vendin, po punojnë çdo ditë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.
Një vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe restaurimit të banesave në qytetin e Beratit, ku së fundmi ka nisur ndërhyrja restauruese në banesën e Vasil Shytit, në lagjen Goricë.
Specialistët e DRKK Berat në bashkëpunim me CHWB-Albania kanë nisur ndërhyrjen restauruese në banesën e Vasil Shyti monument kulture kat e II në lagjen Goricë. Ndërhyrja konsiston në restaurimin e fasadës, duke ruajtur vlerën dhe mënyrën tradicionale të ndërtimit.
Banesat beratase janë një dëshmi e vyer e diversitetit urbanistik dhe arkitektonik, karakteristikë e Beratit.