19 Mars, 2020 - 9:00 pm
Pas gjendjes së jashtëzakonshme, nga COVID-19 që ka prekur edhe vendin tonë, dyert e Kishës së “Shën Triadhës” në Berat do të hapen sërish, për të gjetur paqe apo për të shijuar afresket e rrallë që gjenden aty.
Specialistët dhe eskpertët e fushës kanë restauruar portën dhe afresket.
Mnistrja e Kulturës, Elva Margariti se shpehet se “Shën Triadha” është një nga kishat më të bukura, në Berat, e cila daton prej shek. XIII. Ajo do të hapet sërish, për të gjetur paqe mes shenjtorësh apo për të shijuar afresket, që specialistët e Drejtorisë Rajonale të Teatrit dhe Kulturës, Berat, të cilët me durim po i nxjerrin në dritë”.
“Duke ju uruar një ditë të mbarë, po ndaj me ju disa nga momentet e restaurimit të dyerve dhe afreskeve, të një prej kishave më të bukura në Berat, e cila daton prej shek. XIII. Pas kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme, dyert e Kishës së “Shën Triadhës” do të hapen sërish, për të gjetur paqe mes shenjtorësh apo për të shijuar afresket, që specialistët e DRTK, Berat, me durim po i nxjerrin në dritë”, shprehet Margariti. /Atsh /KultPlus.com