Biblioteka e Prizrenit sivjet realizoi 350 aktivitete

13 Dhjetor, 2018 - 6:30 pm

Biblioteka e Prizrenit, gjatë këtij viti, ka realizuar 350 aktivitete të ndryshme edukative, kulturore e sportive.

Drejtoresha Sahadete Sadikaj, tha se aktivitetet janë realizuar në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane.

“Në Vitin 2018, biblioteka e qytetit në bazë të raportit vjetor të nxjerra, del të ketë realizuar 350 aktivitete të ndryshme edukative, kulturore, sportive, etj”, tha Sadikaj.

“Vetëm në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, biblioteka ka realizuar 275 programe dhe projekte, ku në kuadër të këtyre projekteve ka pasur të involvuar direkt në to 5250 të rinj, saktësisht 3475 femra dhe 1775 meshkuj”, tregon ajo, shkruan “PrizrnPress”.

“Ndërsa, të involvuar në forma tjera të ndryshme, duke përfshirë edhe huazimin e librave, gjate viti 2018, kanë qenë të përfshirë rreth 30 000 persona”.

Biblioteka e Prizrenit, falënderon të gjithë bashkëpunëtoret e saj, sidomos vullnetarët e saj të pa lodhu, që këtë vit kanë qenë 40 vullnetar”.

“ Veçanërisht falënderojmë Ambasadën Amerikane, e cila e përkrahë dhe mbështet vazhdimisht atë, si dhe mediat e ndryshme për përcjelljen e rregullt të aktiviteteve të bibliotekës”. /KultPlus.com

Të ngjajshme