10 Qershor, 2019 - 9:28 am
Për 20 vjetorin e Çlirimit të vendit janë organizuar një festime nga më të ndryshmet. Përderisa, personalitete të njohura botërore që ndihmuan vendin tonë, do të na bashkohen për këtë festë të madhe.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, statuja e të cilit është ngritur në Prishtinë pas luftës së fundit në Kosovë, kjo për kontributin që ai ka dhënë për çlirimin e vendit, do të jetë një prej personaliteteve që do t’i bashkohen Kosovës në këtë festë.
Clinton do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.
Gjatë vitit 1999 SHBA në krye me ish-Presidentin Clinton kanë qenë akterët kryesor në vendimin për bombardimin e ish-Jugosllavisë nga Aleanca Veriatlantike NATO që atëbotë udhëhiqej nga gjenerali amerikan Wesley Clark. / KultPlus.com