Blogu i njohur italian shkruan artikull për bukuritë magjepsëse të Krujës

7 Shtator, 2020 - 2:36 pm

Qyteti shqiptar i heroizmave dhe i kalldrëmave vit pas viti lë mbresa te turistët e saj. Kësaj radhe Kruja ka magjepsur edhe blogun e njohur italian, Viaggio in Albania e nei Balcani, i cili i ka kushtuar një artikull qytetit të bukur e antik të Krujës.

Në artikull përmendet fakti që Kruja është njëra ndër qytetet më të vjetra në Shqipëri e Gadishull Ballkanik.

“Qyteti shfaqet nga larg me Kështjellën e tij dhe siluetën e Muzeut madhështor Skënderbeut, kushtuar heroit kombëtar shqiptar i cili në vitet 1400 mbrojti me forcë Shqipërinë dhe Perëndimin nga përparimi i Perandorisë Osmane”, shkruan Viaggio in Albania e nei Balcani, përcjellë KultPlus.

Në artikull poashtu përmendet se qyteti shfaqet me kështjellën dhe muzeun e Skëndërbeun, ku ndër te tjerash ai quhet si heroi kombëtar shqiptar i cili në vitet 1400 mbrojti me forcë Shqipërinë dhe Perëndimin nga përparimi i Perandorisë Osmane.

“Një udhëtim nëpër piktura, buste, statuja, forca të blinduara, harta dhe madje edhe një kopje të statujës së heroit, para se të arrini në tarracën e muzeut, e cila është një ballkon i vërtetë mbi Shqipërinë, që në një ditë me diell mund të të bëj të admiroje një pamje të pakrahasueshme në të gjithë bregdetin shqiptar të Adriatikut”, shkruan tutje Viaggio in Albania e nei Balcani.

Ndër të tjera, në artikull përmendet dyqanet më të mira të pazarit dhe këshillohet që tregtia të bëhet duke qëndruar mes dyqaneve prej druri që shohin rrugicën prej guri.

“Pazari është në fakt një spektakël ngjyrash. Një mjedis magjepsës dhe madhështor në çdo kohë të vitit. Çdo dyqan, madje edhe më i vogli, përfaqëson një xhevahir që turisti duhet ta shohë. Arti, historia dhe shumë traditë janë protagonistët e Krujës”, thuhet ndër të tjera në artikull. / KultPlus.com

Të ngjajshme