Brenda 6 muajve pritet të nis konservimi i kompleksit “Adem Jashari”

2 Shkurt, 2019 - 9:40 pm

Brenda gjashtë muajve pritet të nis konservimi i shtëpive të familjes Jashari, në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, ka treguar për KTV-në se tashmë është formuar komiteti ndër-ministror, i cili do t’i përcaktojë kriteret dhe do ta përzgjedhë projektin.

Sipas tij, në muajin qershor pritet të nisë puna këtu.

Aktualisht, sipas Zogajt, janë ndarë rreth tre milionë euro për projektin, por ka shtuar se kanë premtimet e Qeverisë se, në bazë të nevojës, do të ndahet buxhet shtesë./ KultPlus.com

Të ngjajshme