Brenda metros më të bukur në botë

28 Gusht, 2018 - 11:30 am

Metroja e Moskës e cila shpesh herë cilësohet si “labirint” stacionesh nëntokësore ka një stil të veçantë arkitekturor.

Disa prej tyre tregojnë të shkuarën baroke të Rusisë, ndërsa disa të tjerë ndërthuren me art-dekon e kohëve moderne, transmeton GSH. Por që nga viti 1930, sistemi i metrosë është zgjeruar me më shumë se 200 stacione.

Udhëtarët mund t’i kushtojnë sot pak vëmendje muraleve të metrosë apo mozaikëve gjithë jetë, por ekspertët e arkitekturës e vlerësojnë atë si më të bukurën në botë. Njeriu që më shumë se kushdo tjetër këmbënguli për ndërtimin e metrosë së Moskës, ishte politikani sovjetik Lazar Kaganovich, një stalinist i thekur.

Vizioni i tij rezultoi në një sistem metroje efikas që transportonte qytetarët nëpër qytet, por edhe në krijimin e disa stacioneve me vlera të rralla. Metroja e Moskës vazhdon të përmbushë qëllimin e saj, dërgimin e njerëzve nga një pikë në një tjetër, por ndërsa e bën këtë, u ofron udhëtarëve edhe një histori arti dhe arkitekture. E ndryshe nga Moska që paraqitet e ndryshueshme, nëntoka ofron diçka të qëndrueshme./ KultPlus.com

Të ngjajshme