15 Mars, 2021 - 9:37 pm
Vendstrehimi i nëndheshëm i ndërtuar dekada më parë në qytetin e Kukësit, ku mund të stresoheshin më shumë se 30 mijë persona nga sulmet e armiqëve të atërhershëm të socializimit, tani mund të kthehet në një atraksion turistik për qytetin verior.
Bashkimi Europian pritet që ta rivitalizojë të ashtuquajturin Kukësi i nëndheshëm, në kuadër te projektit Adrion që përfshin të gjitha vendet që lagen nga deti Adriatik.
Projekti pritet të përfundojë në vitin 2022 dhe synon të japë kontribut jo vetëm njohjen e vlerave dhe aseteve të qytetit të Kukësit, por dhe ekonomisë së këtij qyteti./a2/KultPlus.com