25 Dhjetor, 2018 - 5:55 pm
Kodi Penal sanksionon se kushdo që martohet me një të mitur mund të dënohet së paku 5 vjet burgim. Më së shumti me 20 vjet. 13 vjeçarja që ka lindur sot në QKUK, sipas mjekëve, ka qenë e martuar
13-vjeçarja e cila lindi foshnjën e saj të parë të hënën në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) është e martuar. Insajderi merr vesh se burri i saj është nga Gjakova.
Foshnja ka lindur të hënën në orën 10 të mëngjesit, 33 ditë para kohës, shkruan Gazeta Insajderi.
Kodi Penal, neni 247, sanksionon se kushdo që martohet me të mitur dënohet nga 5 deri 20 vjet burg.
Xhevdet Gojnovci, Drejtor i Klinikës së Neontalogjisë ka treguar për Gazetën Insajderi se foshnja është duke u trajtuar në procedurë normale dhe gjendja shëndetësore e saj është e mirë.
Gojnovci ka treguar se nëna e foshnjës është shtetase e Shqipërisë nga qyteti i Elbasanit.
“Foshnja ka lind dje me datën 24.12.2018 në ora 10:05 minuta foshnja ka lind 1.900 gramë, gjatësia 50 centimetra është vajzë, është para kohe 33 javë dhe nëna është e lindur në vitin 2005 në Elbasan në Shqipëri jeton në Gjakovë”, ka treguar Gojonci.
Ai ka thënë se “sipas të gjitha gjasave është e martuar ndërsa sot e ka vizituar edhe burri i saj”. / KultPlus.com