6 Nëntor, 2017 - 11:23 am
Busti i Pashko Vasës në Shkodër, shihet të jetë në një gjendje të mjerushem, shkruan KultPlus. Pjetër Logoreci ka ndarë disa fotografi të këtij busti, që shihet të jetë i harruar dhe në gjendje jo të mirë.
“Busti i atdhetarit Pashko Vasa i vendosun ne Shkoder ne nje lulishte prane shkolles Ndoc Mazi, i lanun ne rrenim…”, ka shkruar Logoreci. /KultPlus.com
O moj Shqypni e mjera Shqypni
O moj Shqypni, e mjera Shqypni
O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qite me krye n’hi?
Ti ke pas qene nje zoje e rande,
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shume t’mira e begati,
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
Gja e vend shume, ara e bashtina,
Me arme te bardha, me pushke ltina,
Me burra trima, me gra te dlira;
Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti
Ke qene per lufte e n’lufte ka dekun
E dhune mbrapa kurr s’i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka shti dridhen gjithe Rumelise;
Nder lufta t’rrebta gjithekund ka ra,
Me faqe t’bardhe gjithmone asht da.
Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
Shkon bota sipri, me kambe, te shklet
E nji fjale t’ambel askush s’ta flet.
Si mal me bore, si fushe me lule
Ke pas qene veshun, sot je me crule,
E s’te ka mbetun as em’n as bese;
Vet e ke prishun per faqe t’zeze.
Shqyptar’, me vllazen jeni tuj u vra,
Nder nji qind ceta jeni shpernda;
Sa thone kam fe sa thone kam din;
Njeni:” jam turk”, tjetri:”latin”
Do thone: ” Jam grek”, “shkje”-disa tjere,
Por jemi vllazen t’gjith more t’mjere!
Priftnit e hoxhet ju kane hutue,
Per me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n’voter,
Me ju turpnue me grue e moter,
E per sa pare qi do t’fitoni,
Besen e t’pareve t’gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t’huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog nder leqe!
Qani ju trima bashke me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!
E s’i ka mbetun as buke as mish,
As zjarm ne voter, as drite, as pishe;
As gjak ne faqe, as nder nder shoke,
Por asht rrexue e bamun troke!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M’ata sy t’bukur q’dini me qa,
Eni t’vajtojme Shqypnine e mjere,
Qi mbet’ e shkrete pa em’n, pa nder;
Ka mbet e veje si grue pa burre,
Ka mbet si nane, qi s’pat djale kurre!
Kujt i ban zemra m’e e lan’ me deke
Ket fare trimneshe, qi sot asht meke?
Kete nane te dashtun a do ta lame,
Qi njeri i huej ta shklase me kambe?
Nuk, nuk! Kete marre askush s’e do
Kete faqe t’zeze gjithkush e dro!
Para se t’hupet keshtu Shqypnia,
Me pushke n’dore le t’dese trimnia!
Coniu, shqyptare,prej gjumit coniu,
Te gjithe si vllazen n’nji bese shterngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n’Preveze,
Gjithkund lshon dielli vap’edhe rreze,
Asht tok’ e jona, prind na e kane lane
Kush mos na e preki, se desim t’tane
Te desim si burrat qe vdiqne motit
Edhe mos marrohna perpara zotit./KultPlus.com