30 Maj, 2021 - 10:02 am
Parku Kombëtar i Butrintit, mbetet një prej atraksioneve tërheqëse si për pushuesit vendas dhe për të huaj.
Sipas të dhënave zyrtare janë mbi 2 mijë persona që e vizitojnë ccdo ditë duke u njohur jo vetëm me historinë por edhe me arkitekturën e qytetit antik.
“Jam nga Florida, Shqipëria është nje vend shumë i bukur. Njerëzit janë shumë të mirë. Deti është shumë i bukur. Malet shumë të bukura qytetet gjithashtu më pëlqejnë. Tani do vizitojmë Butrintin, është hera e parë që vij këtu” thotë një turist.
“Është një vend arkeologjik i bukur, vizituam kështjellën e cila kishte një pamje të mrekullueshme. Edhe një natyrë të bukur, jam nga Maqedonia e Veriut” thotë një tjetër turist.
Në ditët e pushimit kanë vizituar dhe vende të tjera. Duke u shprehur se do të rikthehen sërish nuk lënë pa përmendur bukuritë por sigurisht edhe mikpritjen e qytetarëve.
“Eshte hera e parë që vij në Shqipëri, shqiptarët janë mikpritës, edhe të gatshëm për të bashkëpunuar edhe për të ndihmuar.”
“Është hera ime e parë në Shqipëri. Më pëlqeu Shqipëria, ishim në Durrës dhe erdhëm edhe këtu për një xhiro të bukur. Është një vend në zhvillim jo si te ne. Ne jemi te mbyllur. Ne jemi mësuar të shohim ndërtesa të vjetra në Itali, edhe kjo bën pjesë në historine tonë romane, ngjan me Venecian Romen, ndihemi gati si në shtëpi. Është një eksperience e bukur me natyrë të bukur edhe vende te bukura.”
Butrintit nuk i mungojnë as shqiptarët e Kosovës të cilët e vlerësojnë për bukuritë dhe veçantinë që ka.
Gjatë vitit të shkuar ku për shkak të pandemisë, monumentet kulturore dhe arkeologjike ishin në krizë vizitorësh dhe Butrinti numëronte një mesatare prej vetëm 200 personash në ditë./oranews/ KultPlus.com