Buzzfeed thotë se nuk jeni shqiptar nëse nuk bëni këto gjëra

11 Korrik, 2018 - 10:30 am

Buzzfeed, transmeton Syri, ka publikuar një artikull që përmbledh gjërat që i karakterizojnë shqiptarët:

1. Gjysma e njerëzve që i njihni janë kushërinjtë e juaj.

2. Lini ‘bakshish’ edhe ne dyqane

3. Dasmat shqiptare kanë mbi 400 të ftuar

4. Ka më shumë alkool në shtëpinë tuaj se sa në ndonjë lokal të lagjes.

5. Nuk mund të shkoni në dy dasma të ndryshme me veshjen e njëjtë.

6. Gjyshi juaj u bërtet politikanëve për 20 minuta sa herë i sheh ata në televizor.

7. Përdorni rakinë për çdo gjë.

8. Nëna juaj e pastron shtëpinë rreth 7 herë në ditë

9. I mësoni të huajt të shajnë në gjuhën shqipe.

10. Gjyshja juaj pëson infrakt nëse nuk keni ngrënë asgjë gjatë ditës.

11. Ka më shumë mish në frigoriferin e juaj se sa në supermarket.

12. Ju dhe shoqëria juaj jeni me parti politike të ndryshme.

13. Kur ju pyet ‘simpatia’, ‘ A je vajzë e mirë’, ju bëni çdo gjë që ta bindni atë.

14. Edhe një muaj pas Bajramit, ju hani bakllava.

15. Dita më e rëndësishme për shqiptarët është festa e vitit të ri.

16. Ju krenoheni më së shumti me Dua Lipën, Bebe Rexhën, Rita Orën dhe Era Istrefi.

17. Shqiptarët martohen vetëm me shqiptarë.

18. Ju befasoheni kur shihni se serbët nuk ju kanë komentuar gjëra negative në videot në YouTube.

19. Prindërit e shokëve tuaj iu pyesin gjithmonë juve për notat e tyre.

20. Kur prindërit e juaj nuk janë në shtëpi dhe ndonjëri nga miqtë e tyre telefonon, ju duhet tua shpjegoni detajisht atyre se ku janë prindërit tuaj.

21. Ka gjithmonë një të afërt me të cilin gjyshërit tuaj nuk flasin.

22. Nëse jeni mysafir për darkë nuk mund të ngriheni nga tavolina pa e përfunduar pjatën e pestë, ose përndryshe të tjerët ofendohen.

23. Ju frikesoheni të tështini apo të kolliteni para prindërve tuaj pasi që ata do të fillojnë t’u bertasin se jeni sëmurë.

24. Gjyshja juaj do të zgjohet t’u përgatis ushqimin edhe nëse është në shtratin e vdekjes.

25. Ju mbani flamurin kuq e zi kudo që shkoni, nuk ka lidhje nëse është në ndonjë bluzë, qafore, tattoo apo mbrojtëse e telefonit.

26. Nëna juaj ju detyron të vishni ndonjë xhaketë sa herë që dilni jashtë në mënyrë që të mos ftoheni.

27. I festoni të gjitha festat religjioze, pavarësisht besimit tuaj.

28. Nëse darkoni apo pini kafe me ndonjë shqiptar tjetër, do të ketë luftë për 10 minuta se kush do të paguajë llogarinë.

29. Kur nuk e dini emrin e dikujt, i thërrisni ata ‘’ej shqipe’’ .

30. Prindërit e juaj tregojnë histori se si atyre u duhej të ecnin 8 kilometra në borë dhe të kalonin malet për të shkuar në shkollë.

31. Flisni një orë të dera e dikujt, pasi që keni dalë nga shtëpia e tyre.

32. Bëheni nervoz shumë shpejt./ KultPlus.com

Të ngjajshme