Carrie Hooper, amerikania e verbër që flet dhe këndon shqip rrjedhshëm

8 Dhjetor, 2018 - 8:00 pm

Carrie Hooper, profesoreshë e gjermanishtes në Universitetin Elmira të New Yorkut, ka një histori shumë të veçantë: ajo është e verbër, por kjo nuk e ka penguar të zotërojë gjashtë gjuhë të huaja, mes tyre edhe shqipen, të përfundojë studimet universitare për muzikë, të këndojë dhe interpretojë në disa vegla muzikore, të shkruajë poezi dhe të jetë një admiruese e historisë dhe zakoneve shqiptare.

Nën kujdesin e shkrimtarit të diasporës Adnan Mehmeti, këtë vit u botua një libër në shqip dhe në anglisht me poezitë e Carriet.

Në vijim mund të dëgjoni rrëfimin e historisë së Hooperit./VoA/KultPlus.com

Të ngjajshme