5 Tetor, 2018 - 4:34 pm
Teksa sezoni kulturor ka filluar, bëmë pyetjen: Çfarë ngjarjesh kulturore ndiqnin shqiptarët dikur?
Duke shfletuar fondin jashtëzakonisht të pasur të patriotit dhe koleksionistit Lef Nosi, hasëm një mori kopjesh nga fletëpalosjet apo reklamat e shfaqjeve të ndryshme teatrale, muzikore apo projeksione filmash që u përkasin viteve ’20-’30 të shekullit të shkuar.
U përqendruam tek ato të vitit 1926 me pyetjen: Çfarë i ofrohej për të parë e dëgjuar publikut të asaj kohe?
Sjellim këtu katër fletëpalosje të shfaqjeve të ndryshme: të operetave “Drei Lieben” e “Bajadera” dhe të “Prensesa e Gzardës”, të dramës kombëtare “Besa” e Sami Bej Frashërit, të koncertit artistik të violinistit Lodovik Naraçi, shfaqur në Korçë (një prej tyre) dhe të tjerat në Tiranë, në Teatrin “Nacional”.
Foto: AQSh./ Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave./ KultPlus.com