David Holbrooke, djali i Holbrooke: Lufta e Kosovës, ishte luftë mes babit tim dhe Millosheviqit 

25 Prill, 2019 - 11:00 am


David Holbrooke, djali i diplomatit të ndjerë amerikan, Richard Holbrooke, ka rrëfyer gjithë lidhjen e babait të tij me Kosovën.

Në një intervistë për Klan Kosovës, ai tha se nuk mbanë mend ndonjë moment kur ka folur me babain për Kosovën, sepse ai ishte shumë i angazhuar. Por ai tha se Holbrooke me çdo kusht dëshironte të shënonte sukses për Kosovën, që ajo të ishte e lirë.

“Ne kemi dyshuar për Kosovën por nuk e mbaj mend si moment pasiqë ishte pjesë e punës së tij. E di se ai brengosej shumë për Kosovën. Konflikti solli valë të madhe refugjatësh. Ai e kuptoi se duhej të bënte diçka dhe ai e bëri”, tha ai.

Ai ka thënë se vet ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka deklaruar se lufta e Kosovës, ishte edhe një luftë mes Milloshevicit dhe Holbrooke.

“Mendoj se rrëfimi i tij për Millosheviqin ishte mahnitës. Bëhej fjalë për një luftë epike midis këtyre dy burrave të fuqishëm. Presidenti Clinton tha se rasti i Kosovës ishte raundi i dytë i luftës Holbrooke Millosheviq. Bëhej fjalë për një luftë epike mes këtyre dy burrave. Babai e kreu punën në mënyrën se i solli Kosovës lirinë. Ai e kishte përvojën dhe e përdori edhe ndaj Milloshevicit. Mendoj se suksesi që zgjati më së shumti është Kosov”, tha David Holbrooke.

21-08-2015 08-10-49

Ai ka rrëfyer edhe emocionet që ka pasur kur ka xhiruar pjesët e dokumentarit për babain e tij në Kosovë.

“Herën e kaluar kur isha këtu për ta xhiruar filmin, ishte një park këtu në Prishtinë. Njerëzit më thanë se duhej të shkoja në Junik. Unë nuk e kisha kuptuar se cka kishte bërë ai këtu derisa erdha këtu. Tash e di se ai e ndihmoi këtë vend të bëhet shtet. Ishte mahnitëse se si në Viti të gjithë ata njerëz flisnin për të”, thotë ai.

“Ai rastisi të jetë babai im por edhe një diplomat i realizuar”, thotë djali i diplomatit të ndjerë Holbrooke dhe ndërmjetësuesit të shumë konflikteve në botë./Zëri / KultPlus.com

Të ngjajshme