6 Qershor, 2021 - 12:30 pm
Vlerësuar për koleksionin e pasur dhe unik me mbi 1.200 objekte, që datojnë nga periudha e gurit deri në mesjetën e vonë, Muzeu Arkeologjik në qytetin e Korçës sot është pak i vizituar për shkak të gjendjes së ambienteve ku ekspozohen gjetjet arkeologjike.
Lëkundjet sizmike të dy viteve më parë e degraduan më tej objektin, i cili mban statusin e Monumentit të Kulturës të Kategorisë së Parë.
Kati i dytë i muzeut ka dalë jashtë funksionit si pasojë e dëmeve që kanë pësuar strukturat mbajtëse, ndërsa vizitat e turistëve janë të kontrolluara dhe në grupe të vogla.
Ndërtesa është listuar nga specialistët si objekt në risk,ndërsa projekti i restaurimit është në pritje të financimit.
Muzeu Arkeologjik i Korçës u hap në vitin 1980, në ndërtesën e familjes Piasto, në qendër të qytetit, e cila njihej ndryshe si Mysafirhane. Objekti u ndërtua në vitin 1870, në frymën e arkitekturës osmane. /tvklan/ KultPlus.com