17 Mars, 2018 - 7:11 pm
Artistja nga Brazili, Marina Amaral, ka vendosur që fotografinë bardh e zi të njërës nga viktimat në kampin Aushvic, ta bëjë me ngjyra.
Ky veprim ka ngjallur emocione të dhimbshme që nga publikimi në rrjetet sociale.
Czesława Kwoka ka qenë 14 vjeçare, kur ka vdekur më 12 mars 1943 në kapin e përqendrimit në Aushvic. Fotografia e publikuar javën e kaluar nga ‘Auschwitz memorial’, në rrjetin social Twitter, është ngjyrosur nga artistja braziliane, Marina Amaral. Kurse kjo fotografi është publikuar online duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Për profesorin Iannis Roder, fotografia ka arritur që të ngjallë më shumë ndjenja pasi që dhënia e ngjyrave në fotografi ka thyer pengesën e kohës dhe ka dhënë ndjenjën se kjo skenë po ndodh tani.
Czesława Kwoka u ekzekutua tre muaj pas mbërritjes në kamp ku i ishte bërë një injeksion me acid në zemër. Më shumë se 1.1 milion njerëz vdiqën në Aushvic.
Madje, Kwoka është rrahur keq para se të dilte në foto dhe kjo vërehet, sipas hulumtuesve, edhe në buzën e saj e cila është e lënduar.
“Kur shohim fotografitë bardh dhe zi, kemi ndjenjën se ato gjëra ndodhën vetëm në librat e historisë. Duke rivendosur ngjyrat në fytyrën e saj, unë kam qenë në gjendje të tregoj ngjyrat e gjakut dhe të nxirat në fytyrë.
Këta njerëz ishin qenie njerëzore që kishin ëndrra, ambicie, frikë, miq dhe familje kurse të gjitha këto janë marrë nga ata”, ka thënë artistja Marina Amaral, shkruan New York Post. / KultPlus.com