6 Qershor, 2019 - 11:39 pm
“O Zeus, mbret dodonas e pellazgjik që banon larg që kujdesesh për Dodnën dimërkeqe… I biri i shkëlqyshëm i Lethos të Pellazgut, Hipotheu e tërhiqte prej këmbe përmes përleshjes së tmerrshme (kufomën e Patroklit të vrarë) lidhur me tërkuzë nga kyçi i këmbës, për t’i bërë qejfin Hektorit dhe trojanëve.
I pari foli Akili hyjnor këmbëshpejti: “Kush je ti prej burrave që kundër meje guxon të vish? Është fatkeq ai djalë që mërinë time kundërshton.”
Atij menjëherë iu përgjigj i biri i shkëlqyer i Pelegronit: “O Pelid zemërgjerë, për fisin tim pse pyet? Jam nga Paionia pjellore dhe e largët, burrave paionë heshtëgjatë u prij, kam njëmbëdhjetë ditë që kam ardhur në Ilion…””
Homeri (Iliada)
“Përveç trimërisë, që është e natyrshme te shqiptarët, ata janë krejt të çiltër, gjë që s’është karakteristike për orientalët.”
Fransua Pukëvil
“Nuk dimë nëse këta kavalierë shqiptarë të shpejtë dhe me mjekra janë njerëz apo demonë.”
Napoleon Bonaparti
“Të rrept bijt e shqipes! Po vetitë nuk u mungojnë veç t’ishin më të arrira.”
Xhorxh Bajron
Tokë shkëmbinjsh, djep trimash dhe njerëz të fortë.
Aleksandër Duma
“Epiri, kjo Zvicër e antikitetit, kishte një monument lavdie nënprijësin e tyre Pirro, një komandant i përkryer.”
Alfred Gilleron
“Sado të varfër të jenë malësorët, janë krenarë të presin miq. Sipas tyre, shtëpia është e Zotit dhe e mikut.”
Aleksander Degrand Jules
“Ky është një komb luftëtarësh, të cilët, ndoshta, për nga trimëria, krenaria dhe shpërfillja e frikës mund të maten me çdo tjetër në botë.”
Fred Xhorxh Uilliams
“Shqiptarët kanë një frymë perëndimore, ata janë të gjallë e kuriozë, të gëzueshëm e të hapët në miqësi.”
Franc Babuger
“Njeri i jugut, gjithmonë njeri i jugut, ai për të mos qenë i ngrirë, sjell me vete kudo diellin e vendit të vet. Ai ka nevojë për përzemërsi, përzemërsi njerëzore, për ngrohtësi ndjenjash, për shokë e miq. Ai është gjithnjë flakë, nuk mund të rrije i ftohtë, ftohtësia do ta mbyste…” Stefan Cvajg