14 Nëntor, 2018 - 12:30 pm
Një diamant i rrallë rozë është shitur për 50.3 milionë franga zvicerane në një ankand, duke thyer rekord për karat.
“Trashëgimia Rozë”, me më pak se 19 karatë, u ble nga brendi amerikan Harry Winston në një ankand në Gjenevë.
Çmimi prej 2.6 milionë dollarësh për karat është rekord i ri i botës, sipas shtëpisë së ankandeve “Christie’s”.
Para shitjes, ky diamant vlerësohej mes 30-50 milionë dollarësh, dhe u shit për vetëm pesë minuta pas daljes në ankand./ KultPlus.com