Dibër, arti i kulinarisë për promovimin e turizmit

6 Mars, 2019 - 10:50 am

Turizmi dhe kulinaria janë dy nga potencialet që ofron Shqipëria për turistët e huaj gjithashtu janë dhe motor zhvillimi ekonomik për të rinjtë.

Në Dibër së fundmi janë angazhuar mbi 40 rinj për të krijuar prototipe që promovojnë Dibrën si një atraksion turistik, kulturor dhe kulinar. Mjeshtra dhe të rinj punuan bashkë në punishten eksperimentale ku mësuan sesi bëhet sheqerparja, një nga ëmbëlsirat tradicionale të vendit e që njihet nga gjithë vizitorët.

Kjo nismë bën të mundur trashëgiminë e kulturës, traditës dhe kulinarisë tek brezi i ri që të mësojnë vlerat e saj dhe ti përçojnë ato tek brezat pasardhës, pasi vetëm në këtë mënyrë vlerat turistike dhe traditat tona do promovohen gjithmonë.

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/820191611652055/

Ky prototip është mbështetur në kontekstin e projektit “Mbështetje për Punësimin dhe Shërbimet Sociale për të rinjtë dhe gratë vulnerabël në veriun e Shqipërisë”, i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatuar nga UNDP Shqipëri.

Të ngjajshme