27 Tetor, 2024 - 12:30 pm
Sot është Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizive, e themeluar nga UNESCO në vitin 2005 për të nxjerrë në pah rëndësinë e ruajtjes së të dhënave audiovizive dhe vlerës së tyre kulturore.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të shënuar këtë ditë, vuri në pah një nga projektet e para të Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Kulturës (AFCP) në Shqipëri: dokumentacionin e vitit 2006 të muzikës iso-polifonike shqiptare.
Ky projekt, i financuar me gati 24 mijë dollarë, rezultoi në një enciklopedi që ofron njohuri të pasura mbi iso-polifoninë, e aksesueshme në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.
“Duke i ruajtur këto materiale, ne garantojmë që brezat e ardhshëm të kenë akses dhe të vlerësojnë sixhadenë e pasur të historisë dhe kulturës shqiptare”, thuhet në një postim të ambasadës në rrjetet sociale./ KultPlus.com