8 Shkurt, 2024 - 11:01 am
Procesi i dixhitalizimit përbën një nga përparësitë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA), në angazhimin e saj për të siguruar ruajtjen afatgjatë të pasurisë dokumentare.
Viti që lamë pas ka shënuar rritje të mëtejshme të produktivitetit institucional, në sajë të avancimit të arkivimit digjital. Bilanci i vitit 2023 dëshmon se ka pasur rritje me 8% të dosjeve të skanuara nga fondet e plota. Gjithashtu rritje me 17% të dosjeve të skanuara për Sallën e Studimit.
Në një postim në faqen e saj në rrjetet sociale DPA bën me dije se, ndërmarrja e arkivimit dixhital ka ndikuar pa kthim në të ardhmen e metodave të administrimit të dokumenteve.
“Arkivat strehojnë të shkuarën, duke shërbyer me pulsin e kohës”, shkruan DPA. / atsh / KultPlus.com