28 Tetor, 2021 - 2:55 pm
Disa skica të rralla tregojnë se si dukej vendbanimi i Zarës në Kroaci në periudhën e vendosjes së arbëreshëve.
Zara ( Zadari) në vitet 1500 ishte pika më perëndimore në përparimin drejt Perëndimit, të fuqive osmane, vend ku edhe ishin ndalur pa pasur mundësinë të zgjasnin pushtimin me tej në Europë. Për të mos shërbyer si strehë për turqit (muhamedanët kroatë), shkatërruan manastirin e vjetër françeskan të Shën Gjonit.
Abëreshët u vendosën në periferi të ish-Qytetit të Vjetër në një tokë kënetore të furnizuar nga pronari venecian Erizzo, një lokalitet i njohur më vonë si Borgo Erizzo / Varoš Eričina ose Arbënesh / Arbanasi.
Arbanasi do të bëhej aktori kryesor ekonomik në sektorin e ushqimit në Zadar për dy shekujt e gjysmë të ardhshëm.