1 Tetor, 2018 - 2:30 pm
Gjatë ditëve të fundit në Shqipëri ishte për një vizitë private Dolf Went nga Holanda.
Ky i fundit përfaqëson njërin prej pionierëve të parë të sjelljes së turistëve holandezë në Shqipëri, veprimtari kjo e nisur prej tij, që në vitin 1964 dhe deri pas viteve 2000 nëpërmjet agjencisë “ Stiching Went “ me qendër në qytetin Amstelveen në Holandë.
Tashmë në një moshë të thyer Went nuk e ka ndaluar punën e tij për promovimin Shqipërisë në atdheun e Tulipanëve .
Duke i dedikuar gjithë jetën e tij punës me Shqipërinë, dhe duke mos e ndaluar sjellien e grupeve turistike nga Holanda edhe në vitin e vështirë 1998 ai mund të quhet me kuptimin e plotë një “promotor i pa lodhur i Shqipërisë dhe imazhit të saj në Holandë”
Tani puna e tij ka konsistuar në botimin e kujtimeve mbi punën në vendin tonë. Pas botimit të librit të parë të kujtimeve për periudhën 1964- 2009 , ai se fundmi ka nxjerrë edhe librin e dytë të kujtimeve për periudhën 1964- 2017. Libër ky prej 283 faqesh dhe të dy të shkruar në holandisht.
Went është duke parë mundësinë që këto libra me karakter të thellë njohës të përkthehen edhe në anglisht.
Gjatë ditëve të qëndrimit në Tiranë ai pati takim me përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Turizmit ./ ata