12 Gusht, 2017 - 4:00 pm
Përkrenarja me kurorë mbretërore e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që gjendet në Muzeun Perandorak të Vjenës (Austri), ka trajtë plisi punuar me çelik dhe është e rrethuar me një kurorë mbretërore prej lëkure, stolisur me gjashtë trëndafila të praruar rretherrotull.
Në hapësirat e trëndafilave gjenden gjithashtu të praruara shkronjat latine të stilit gjysmëgotik, me inicialet që vijojnë:
I(hesus) N(azarenus)
P(rincipi) E(mathiae)
R(egi) A(lbanie)
T(errori) O(smanorum)
R(egi) E(piroticum)
BT(enedictum)
Përkrenarja e Skënderbeut.
Jezusi Nazaren
Mretin e Shqipërisë
Tmerrin e Osmanëve
Mbretin e Shqiptarëve
Bekon
Mbi përkrenare gjendet një kokë dhie e praruar, e cila, krahas shqiponjës, prezanton një nga simbolet më të lashta shqiptare. Autorët e këtyre veprave artistike, siç është përkrenarja, shpata, emblema, flamuri, vula, kostumi… na mbeten të panjohur. / KultPlus.com