6 Nëntor, 2018 - 9:00 am
Pas komenteve të shumta për postimin e saj ka ardhur dhe reagimi i ministres së Kulturës Mirela Kumbaro.
Me një shënim në faqen e saj në Facebook, ajo sqaron mesazhin që dha, duke shkruar se “këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në “kurrizin” tim”.
Postimi i Kumbaros
Me keqardhje për të gjithë vorbullën e krijuar nga një citim origjinal i John Waters, i cili, siç ia arriti qëllimit kur e tha dhe bëri të flitej për librat, ia arriti përsëri edhe këtu, paçka se këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në “kurrizin” tim,
I ftoj të gjithë të mirëkuptojnë qëllimin nxitës për të mos e braktisur librin e leximin, si edhe të mos bien pre e përkthimit të gabuar, të këtij teksti.