13 Gusht, 2018 - 11:12 am
Ylli botëror, Dua Lipa që u bë kryelajm i mediave për praninë e saj katër ditore në Kosovë, pasi që i dhuroi publikut këtu një koncert të paharruar, ka marrë rrugën për në Hungari në një koncert madhështor ku është pritur nga një numër i jashtëzakonshëm i fansave.
Dua Lipa iku nga Kosova duke lenë prapa vetes një koncert që do të kujtohet gjatë në kuadër të Sunny Hill Festival, e duke lenë po ashtu dhe shumë pamje ku ajo përfaqësohet me simbolet kombëtare.
Flamuri kombëtar e ka shoqëruar edhe në Hungari ku ka elektrizuar të pranishmit me performancën e saj. Në mesin e audiencës, bie shumë në sy flamuri kuq e zi i ngritur në drejtim të këngëtares Lipa, e cila në disa fotografi nga kjo mbrëmje, ka publikuar edhe atë me flamur.
Dua Lipa këtë të premte erdhi në Prishtinë për të performuar për të dytën herë ndërsa u prit me majft emocione nga publiku i cili këndoi e vallëzoi bashkë me të. / KultPlus.com