18 Nëntor, 2018 - 9:30 pm
Kjo është fotografia e trishtë e një nëne që mban në krah për herë të parë dhe të fundit djalin e saj të porsalindur. Kristy Watson ishte e gëzuar kur mësoi se kishte mbetur shtatzënë, pas 3 dështimeve që kishte pësuar.
Ajo e përshkruan shtatzëninë si përvojën më të bukur, edhe pse i rrezikoi jetën. Veshkat e saj nuk funksiononin siç duhet, presioni i gjakut ishte jo normal dhe kishte dhimbje të forta të kokës. Kristy e dinte se diçka nuk shkonte, por sa herë shkonte te mjekët i thonin që gjithçka është në rregull. Pas 32 javësh e 5 ditë shtatzënie, ajo solli në jetë djalin e saj. Por mjekët i thanë se foshnja nuk kishte rrahje zemre.
“E kisha humbur djalin tim para se të shikonte dritën e diellit”, tha ajo. Kristi e mbajti në krah të porsalindurin e saj për herë të parë dhe për herë të fundit. Kristy po e ndan historinë e saj për të inkurajuar gratë shtatzënë që të mos neglizhojnë kontrollet te mjeku dhe t’i pyesin se çfarë nuk shkon kur kanë dyshime rreth shëndetit të tyre, shkruan tvklan.al../ KultPlus.com