15 Dhjetor, 2017 - 4:30 pm
Një çerek shekulli më parë, Tirana ishte më shumë një kryeqytet provincial se sa një kryeqytet modern. Nën komunizmin, aty jetonin rreth 200.000 njerëz. Deri në vitin 1991 automjetet private u ndaluan, kishte pak dyqane dhe pothuajse shumë pak hapësirë për argëtim. Tani (pak edhe falë ndryshimeve kufitare) është shtëpia e 1 milion njerëzve – më shumë se një e treta e popullsisë së Shqipërisë.
Xhaxhi Eri, xhaxhi Eri dëgjohen brohoritjet nga turma e disa djemve të vegjël që nxitojnë për ta përshëndetur Erion Veliajn, kryetarin 37 vjeçar të Bashkisë së Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, shkruan “The Economist”, përcjellë KultPlus.
Ai ka ardhur për të inspektuar një rrugë ku janë të vendosur gypat e rinj të ujërave të zeza, aty ku disa javë më parë kishte gropa dhe baltë. Asnjë qytet në Evropë nuk ka ndryshuar më shumë se Tirana për 25 vitet e fundit. Tani kryetari Veliaj, i cili cilësohet nga disa që të jetë edhe lider i ardhshëm i vendit, po vazhdon përsëri ta ndryshoj kryeqytetin.
Në dy vitet e para si kryetar i Bashkisë, Veliaj një anëtar i Partisë Socialiste (qendrore-majtiste), ka punuar në qendrën e këtij qyteti. Në qershor ai ka arritur të përfundoi punën në Sheshin Skënderbej, që është zemra e Tiranës. Pasi që rrethrrotullim kishte qenë shumë i zënë, makinat janë larguar duke u zëvendësuar me pemë dhe fontana. Kurse kanë filluar përgatitjet për rinovimin e piramidës së viteve çuditshme të Tiranës, e cila i përket vitit 1980 dhe tashmë është gjysmë e shkatërruar.
Një çerek shekulli më parë, Tirana ishte më shumë një kryeqytet provincial se sa një kryeqytet modern. Nën komunizmin, aty jetonin rreth 200.000 njerëz. Deri në vitin 1991 automjetet private u ndaluan, kishte pak dyqane dhe pothuajse shumë pak hapësirë për argëtim. Tani (pak edhe falë ndryshimeve kufitare) është shtëpia e 1 milion njerëzve – më shumë se një e treta e popullsisë së Shqipërisë. Qyteti gjeneron gjysmën e GDP-së së vendit, thotë Veliaj, shkruan “The Economist”.
Rënia e komunizmit nisi një fazë të çmendur të ndërtimit kudo, përfshirë edhe parkun qendror të Tiranës. Edi Rama, tani kryeministri socialist, pastroi shumë nga ndërtesat ilegale të qendrës kur ai ishte kryetar i Bashkisë. Veliaj e vazhdoi punën pikërisht aty ku ai e la.
Kur Erion Veliaj ishte dhjetë vjeçar, babai i tij vdiq dhe ai u dërgua në Greqi mbi supet e xhaxhait të tij, ndërsa ata u ngjitën në kufirin malor. Më vonë ai studioi në Amerikë dhe Britani. Ai së pari erdhi në vëmendjen e publikut me organizatën “Mjaft”, një aktivitet anti-korrupsioni që ndikoi shumë për të diskredituar qeverinë e Sali Berishës, i cili ishte kryeministër i Shqipërisë nga viti 2005 deri në vitin 2013.
Tani që është në gjysmë të rrugës se mandatit të tij, Veliaj ka filluar ndërhyrjet në periferi të Tiranës. Pothuajse të gjitha ndërtesat aty ishin të paligjshme dhe shërbimet ishin gjysmake. Disa shtëpi dhe biznese që ishin të ndërtuara në parqe dhe në zona të tjera jo të duhura tani janë shkatërruar. Për shumë njerëz në periferi kjo është hera e parë që po ata janë në kontakt me shtetin në këto 25 vitet e fundit, thotë Veliaj, shkruan “The Economist”.
Armiqtë e tij e sulmojnë atë për mos transparencë në lidhje me dhënien e kontratave dhe për përpjekjet për t’i sulmuar mediat jo miqësore, të dyja këto pretendimet që ai i mohon. I pyetur nëse dëshiron të drejtojë Shqipërinë në të ardhmen, Veliaj thotë për “The economist” se po mendon të fitoj vetëm edhe një mandat të dytë si kryetar bashkie. Momentalisht, ai nuk do të mund të ishte në një vend më të mirë, shkruan The Economist, përcjellë KultPlus. /KultPlus.com