14 Dhjetor, 2022 - 10:00 pm
Në kuadër të programit “Edukimi përmes kulturës”, Muzeu Historik Kombëtar organizoi aktivitetin “Një ditë ndryshe në muze”.
Muzeu Historik Kombëtar u vizitua nga nxënësit e gjimnazit “Çajupi”, të cilët u njohën me qytetërimin e lashtë shqiptar si dhe me periudhat historike të popullit shqiptar. Ata morën përgjigje për pyetjet e tyre rreth fakteve historike në periudha të ndryshme apo rreth objekteve të ekspozuara në muze.
Në fund të guidës nxënësit vizituan dhe ekspozitën “Udha drejt Pavarësisë”, e cila na njeh me rrugëtimin historik të nënshkruesve të aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe me artefakte që ilustrojnë këtë ngjarje madhore.
Gjithashtu, janë ekspozuar edhe disa telegrame që iu dërguan Ismail Qemalit nga krahina të ndryshme të Shqipërisë./atsh/ KultPlus.com