14 Qershor, 2019 - 8:00 pm
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e lindjeve në Kosovë për vitin 2018, shkruan Insajderi.com
Të dhënat në ketë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave Administrative për vitin 2018 nga zyrat e gjendjeve civile.
Sipas Agjencisë të Statistikave të Kosovës, emri më i shpeshtë për vajza gjatë vitit 2018 është emri Alea ku 118 vajza, janë emëruar me të. Pas saj , emri Jara i është vënë 97 vajzave të lindura vitin e kaluar në Kosovë.
E sa u përket djemve, emri Ajan është më i përdoruri ku 153 fëmijë janë emëruar me të ndërsa emri i dytë më i përdoruri është Amar, 144 herë.