15 Korrik, 2018 - 7:43 pm
Era Istrefi pas performancës së saj të mahnitshme para Kampionatit Botëror, ka dhe një mesazh për gjithë shqiptarët që e përkrahen në këtë rrugëtim, shkruan KultPlus.
Ajo sapo ka publikuar një fotografi në stadiumin e Luzhinskit, aty ku është mbajtur sonte finalja e madhe e Kampionatit Botëror. Era Istrefi ka ngritur dy duart në formësimin e shqiponjës, si shenjë mirënjohje për përkrahjen e dhënë. Po ashtu ajo në këtë fotografi është e veshur me veshje ngjyrë të verdhë dhe ngjyrë të kaltër.
“Pranojini të gjithë, dashuri për të gjitha kombet” ka shkruar Era Istrefi.
Era Istrefi ka shumë hite të dëgjuara nga publiku shqiptarë, ndërsa për botën u bë e njohur me këngën e saj “Bon bon”, ndërsa po prek kulmin e suksesit me himnin e Kampionatit Botëror të këtij viti. /KultPlus.com