Era Istrefi me ngjyrat e flamurit të Kosovës e shqiponjë në Rusi (FOTO)

15 Korrik, 2018 - 7:56 pm

“Pranojini të gjithë, dashuri për të gjitha kombet” është mesazhi i Era Istrefit nga Rusia, pas përformancës së saj në skenën e madhe të Kampionatit Botëror, shkruan KultPlus.

Ajo sapo ka publikuar një fotografi në stadiumin e Luzhinskit, aty ku është mbajtur sonte finalja e madhe e Kampionatit Botëror. Era Istrefi ka ngritur dy duart në formësimin e shqiponjës, si shenjë mirënjohje për përkrahjen e dhënë. Po ashtu ajo në këtë fotografi është e veshur me veshje ngjyrë të verdhë dhe ngjyrë të kaltër, ngjyra që përfaqësojnë flamurin e Kosovës.

Era Istrefi ka shumë hite të dëgjuara nga publiku shqiptarë, ndërsa për botën u bë e njohur me këngën e saj “Bon bon”, ndërsa Era Istrefi arriti edhe një herë të kap vëmendjen e botës duke qenë pjesë e himnit të kampionatit botëror, përkrah Will Smith e Nicky Jam. Ky sukses e fut Era Istrefin në mesin e artistëve më të njohura si Shakira, Jennifer Lopez, Anastacia e Jason Derulo./ KultPlus.com

Të ngjajshme