31 Maj, 2019 - 9:30 am
Evi Kokalari ka folur mbrëmë në emisionin Opinion për familjen Kokalari, duke shpjeguar në detaje vuajtjet e kësaj familje nga regjimi komunist, përcjellë KultPlus.
Ajo ka treguar një detaj jo të njohur për publikun shqiptar, familja Kokalari dhe ajo e Enver Hoxhës kishin jetuar afër njëra tjetrës, dhe sipas saj, njëherë kishte rënë zjarri në shtëpinë e Enver Hoxhës, derisa ky i fundit ishte foshnjë në djep.
Dhe pikërisht një nga familjarët Kokalari kishte hyrë nëpër zjarr që të shpëtonte këtë foshnjë, që të nesërmen u shndërrua në diktatorin më të madh të periudhës së komunizmit. Ai, përpos Musine Kokalarit që e dënoi me mbi 20 vite burg, e internoi dhe nga një intelektuale e shndërroi në një pastruese, ai nga kjo familje, pushkatoi, internoi më shumë se 20 persona. Për më shumë ndiqeni videon./KultPlus.com