28 Janar, 2019 - 4:20 pm
Drejtoresha e Qendrës për Rehabilitim të Viktimave të Torturës së Luftës, Feride Rushiti së bashku me të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman do të flasin në New York për ekspertizën e Kosovës në trajtimin e të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë.
Rushiti përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se kjo është si fazë fillestare për themelimin e fondit #GlobalReparationsFund për viktimat e dhunës seksuale përgjatë konflikteve.
“E nderuar të jem pjesë e kësaj iniciative globale së bashke me laureatët e Nobelit, Dr. Denis Mukwege dhe Nadia Murad”, ka shkruar Rushiti./ KultPlus.com